Depozita speciale 25-mujore
Shtoji kursimet me një normë fantastike interesi! Ҫel Depozitën Speciale 25-mujore në Union Bank dhe përfito deri në 3.7% interes në Lekë.
Investo tani dhe përfito nga interesat e larta, ndër më të mirat në treg si dhe mundësi përfitimi të interesit edhe në rast tërheqje parakohe. Union Bank ofron larmi në produktet depozitore, duke ju siguruar fitim të lartë, siguri dhe fleksibilitet.
Përfitoni:
– Normë interesi e lartë deri në 3.5% në LEK
– Interes shtesë +0.2% nëse hapet online si dhe për pensionistët
– Depozita mund të hapet edhe nëpërmjet UB Online
– Mundësi përfitimi të interesit edhe në rast tërheqje parakohe
Zgjidhni mes Depozitave që ofron Union Bank:
Depozita Standarte
Ju mund të zgjidhni mes depozitave 3, 6 dhe 12 Mujore, në monedhat Lek, Eur, USD dhe GBP. Minimumi i hapjes është 100,000 Lek, 1,000 Eur/USD, 3,000 GBP.
Depozita Speciale
Për planet tuaja speciale ju ofrojmë depozitat tona speciale, te cilat ofrojnë interesa nga më të lartat në treg. Investoni fondet tuaja në Depozitat Speciale dhe zgjidhni midis alternativave të investimit që ju përshtaten më mirë, me afate 14, 25, 35 mujore në monedhat Lek, Eur dhe Usd.
Depozita Invest
Për të gjithë klientët që kërkojnë një investim të sigurt, Depozita Invest mundëson interesa fikse gjatë gjithë periudhës. Zgjidhni mes Depozita Invest me afat 5 vjeçar me mundësi kreditimi të interesit në llogari çdo 6 muaj apo me afat 2 vjeçar dhe kreditim interesi çdo muaj në llogari. Ofrohet në monedhat Lek apo Eur dhe mund të mbyllet para afatit pa përfituar interesat e kredituara deri në ato momente.
Depozita Progres
Nëse dëshironi të përfitoni interesa në rritje dhe fleksibilitet në tërheqje pa humbur interesat që keni përfituar, Depozita Progres me afat 5 vjeçar është zgjedhja ideale për ju. Zgjidhni mes monedhave Lek apo Eur dhe përfitoni interesat çdo vit.
Depozitat në Union Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 (dy milion e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.