Kreditë në Programin Italo- Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME)

Ky eshte nje program i perbashket i Qeverise Italiane dhe Qeverise Shqiptare per te mbeshtetur me kredi me interesa bizneset e vogla dhe te mesme shqiptare, me qellim zhvillimin e tyre.


Kriteret e Pranimit:

  • Shoqëria duhet të jetë e  regjistruar në Shqipëri;
  • Jo me pak se 51% e kapitalit të shoqerisë duhet të zotërohet nga shtetas Shqiptar;
  • Qarkullimi vjetor jo më i lartë se 5 milion Euro;
  • Numri i punonjësve jo më i lartë se 250.


Kushtet e Përgjithshme

  • Vlera e Projektit që do të financohet është nga 50,000 – 500,000 Euro ose 15,000 – 50,000 Euro për Bizneset e Reja (Start-Up)
  • Jo më pak se 70% e vlerës së financuar të projektit do të përdoret për blerjen e makinerive, paisjeve, teknologjisë, asistencës teknike, liçensave industriale me origjinë Italiane;
  • Jo më shumë se 10 % e kredisë mund të përdoret për blerjen e lëndës së parë që lidhet me investimin kryesor;
  • Jo më shumë se 30% e kredisë mund të përdoret për mbulimin e kostove lokale.


Çfarë nuk mund të financohet:


  • Taksa lokale, taksa doganore, TVSH;
  • Kapital qarkullues
  • Joint Venture, ndërmarrje tregtare dhe financiare të përkohshme,
  • Investime në Sektorin e turizmit, pasuri të patundshme, armatim, drogë, pije alkolike, duhan dhe derivatet e tij, prodhimi iI produkteve të ndaluara për importim dhe eksportim nga vendet e BE në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.


Kushtet e kredisë

  • Shuma maksimale: deri në 500,000 Euro (për një projekt të vetëm)
  • Norma e Interesit : 5.5% në Euro, 8.5% në Lek
  • Periudha e Shlyerjes së kredisë:3 – 8 Vjet
  • Periudha e mospagimit:1 – 2 vjet (gjatë kësaj periudhe paguhet vetëm interesi)


Fondi Shqiptar i Garancisë

Një nga komponentët e rëndësishëm të Programit Italo-shqiptar për zhvillimin e SME-së është edhe Fondi Shqiptar i Garancisë. Ky fond do te perdoret per te mbeshtetur ndermarrjet e vogla dhe te mesme (SME), per marrjen e kredive, kur ato kane mungese kolaterali.

Vetëm SME-të që plotësojnë kriteret dhe kushtet e pranimit për të përfituar nga Linja e kredisë në programin Italo-Shqiptar, mund të përfitojnë edhe nga Fondi Shqiptar i Garancisë. Sektorët të cilët nuk financohen nga linja e kredisë, nuk mund të përfitojnë nga Fondi i Garancisë.
Shuma maksimale që mund të mbulohet nga fondi i garancisë është deri në 60% të shumës së kredisë por në asnjë rast jo më shumë se 200,000 Euro.

 

Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri.pdf