Nëpërmjet një fondi të aprovuar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me të cilen Union Bank ka një bashkëpunim tashmë prej disa vitesh, synohet të mbështeten investimet në fushën e agro-biznesit, duke i dhënë në këtë mënyrë këtij sektori të ekonomisë një mundësi zhvillimi me një skemë të përshtatshme financimi.


Kriteret e Pranimit

  • Shoqëria duhet të jetë e regjistruar në Shqipëri;
  • Ndërmarrje Private/ Mikro dhe e Vogël që ushtron aktivitet në fushën e:

a)Grumbullimit, ruajtjes dhe përpunimit të produkteve bujqësore, blegtorale dhe kërpudhës,
b)Mjete mekanike bujqësore, agregate dhe tank ftohës për qumështin,
c)Peshkimi dhe përpunimi i produkteve ujore.

  • Me marrjen e letrës së shprehjes së interesit nga ana e Bankes, klienti bën aplikimin pranë zyrave të AZHBR-së - Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, dhe përfshihet në këtë program pas shpalljes së tij fitues nga ana e ketij programi (AZHBR)



Kushtet e Përgjithshme


Vlera e Kredisë që do të përfshihet në Programin AZHBR– Maksimumi 25,000,000 Lekë.
Periudha e Shlyerjes së kredisë do të jetë deri në 5 vjet me këste mujore pagese.
Programi AZHBR bën subvencionim deri në 70 % të normës së interesit për 5 vjet rradhazi.
Garancia e përdorur është  pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike, hipoteka e pasurive të patundshme

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkates për Kreditë në programin AZHBR.