Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 55 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në pozicionin:

Shërbim Klienti (në zonën e arkës)

Degët Tiranë

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke këshilluar  klientët lidhur me paketat dhe produktet bankare që plotësojnë më së miri nevojat e tyre. Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash dhe jo-cash, duke siguruar proçesim të saktë dhe efiçent për klientët.  

Përgjegjësitë kryesore:

  • Siguron që klientët të përfitojnë shërbimin e kërkuar në kohë dhe me cilësi të lartë në përputhje me rregullat dhe procedurat e Bankës dhe ruan konfidencialitetin e informacionit;
  • Qëndron i informuar në lidhje me gamën e produkteve, paketave e shërbimeve të ofruara nga Banka dhe i pershtatë ato sipas nevojës së klientëve;
  • Vepron me ndershmëri, objektivitet dhe kujdes në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara në përputhshmeri me politikat dhe direktivat e bankës;
  • Është përgjegjës për administrimin dhe përpunimin e cash-it në arkën personale, përfshirë hapjen, mbylljen sipas Manualit të Arkës si dhe sigurohet të realizojë objektivat individualë të lidhur me shitjen dhe shërbimin ndaj klientit,
  • Siguron që të gjitha transaksionet e hedhura në sistem të janë të njëjta me dokumentacionin justifikues përkatës.

Profili i kërkuar:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërveprimi në grup;
  • Aftësi për tu adaptuar shpejt ndaj ndryshimeve;
  • Eksperienca të mëparshme në shitje si dhe ne  trajtimin e cash-it mund te perbejne  avantazh, por jo  kusht për përzgjedhjen;
  • Diploma Universitare nuk është domosdoshmeri për këtë pozicion;
  • Proaktiv, kurioz dhe dëshirë për të mësuar;
  • I përgjegjshëm, i vëmendshëm, Integritet i lartë personal.
  • Aftësi të mira analitike;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe kompjuterike.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë dërgojnë CV-në dhe Letër “Shprehje Interesi”

në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.