Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Shitjeve Retail dhe Transformimit të Rrjetit të Degëve, në pozicionin:

Senior/ Specialist për Efiçiencën e Shitjeve dhe Suportin e degëve        

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Mbështet dhe ekzekuton objektivat me qëllim arritjen e strategjisë së Departamentit lidhur me planet strategjike për suportin dhe transformimin e rrjetit të degëve në mënyrë efektive, programet insentivuese, dhe trajnimet në linjë me politikat dhe proçedurat në fuqi.

Zhvillon dhe mbështet rrjetin e degëve në funksion të sigurimit të uniformitetit të zbatimit të proçeseve, teknikave të shërbimit të shkëlqyer dhe të shitjes në të gjithë rrjetin e degëve.

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Përgjegjës për të vizituar rregullisht degët, në kuadër te objektivave te bankës për të identifikuar problematika dhe në bashkëpunim me departamentet përkatëse te sugjeroje dhe propozojë zgjidhje të tyre.
  2. Merr pjese ne trajnime on the job për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimit dhe shitjes efektive.
  3. Është përgjegjës per ndërtimin dhe implementimin e programeve te coaching per stafin ne rrjetin e degeve, mystery shooping dhe feedback per përmirësime te vazhdueshme ne rrjetin e degeve si dhe për arritjen dhe mbajtjen e standardeve te larta të rrjetit të bankës.
  4. Është përgjegjës per ndërtimin e programeve transformuese ne baze te strategjisë se Divizionit dhe krijimin e efektivitetit të strukturave organizative ne dege.
  5. Është përgjegjës për mbajtjen dhe përmirësimin e standardit të shërbimit me klientët. Po ashtu, per fushata te caktuara, ne bashkëpunim me Departamentet e Divizionit, dhe HR merr iniciativa per trajnime on the job apo suport per stafin ne rrjetin e degeve.
  6. Merr iniciativa dhe propozon ndryshime dhe përmirësime te proceseve te ndryshme ne kuadër te maksimizimit te shërbimit dhe shitjes efektive ne rrjetin e degeve.
  7. Në bashkepunim me Departamentin merr pjese ne grupet e punës, per cdo proces apo projekt te lidhur me rrjetin e degeve duke kryer testime per cdo ndryshim ne procese.
  8. Në kuadër te realizimit te Business Plan te Departamentit merr pjese / vihet ne dijeni ne shpërndarjen e objektivave te Biznes planit ne dege si dhe te objektivave individuale per stafin e Union Bank. Eshte pergjegjes per implementimin e teknikave te shitjes per produkte te ndryshme te bankës.
  9. Në bashkepunim me Senior Specialist per analizimin dhe raportimin e shitjeve te rrjetit te degeve, bazuar ne strategjinë dhe strukturat e degeve, identifikon nevojat e degës dhe propozon ndryshime per përmirësimin e proçesit të punës.
  10. Përgjegjës për procesin GEFF, sipas procedurave, mbledhjen e dokumentacionit dhe mbajtjen e marrëdhënieve midis stafit te Geff dhe rrjetit te degeve, deri ne finalizim te përfitimit te Grantit kundrejt klientëve.

Profili Individual:

  • Diplome Universitare ne Ekonomi ose fusha te lidhura me te.
  • Eksperience e mëparshme ne sektorin bankar minimumi 2 vite.
  • Njohuri te thella te produkteve bankare dhe teknikave te shitjes.
  • Aftesi te demonstruara komunikuese, me iniciative dhe i/e orientuar drejt rezultateve.
  • Aftesi te demonstruara organizative, mbikëqyrëse dhe zhvilluese te stafit.
  • Aftesi shume te mira te menaxhimit te kohës
  • Aftesi shume te mira per te punuar ne skuadër, te arrije pune cilësore.
  • Aftesi te kryeje disa detyra ne te njëjtën kohe
  • Njohuri mjaft te mira te programeve baze MS Office

Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë brenda datës 27 Gusht 2023:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.