Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Organizimit, Njësia e Menaxhimit të Projekteve, në pozicionin:

Project Manager

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Project Manager është përgjegjës për drejtimin e projekteve komplekse në Bankë nga faza fillestare, pas aprovimit të projektit, deri në dorëzim të tij tek përfituesit, duke u siguruar që qëllimet e projektit janë përmbushur në linjë me afatet dhe buxhetet e caktuara.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejtimi dhe menaxhimi i projekteve në Bankë nga nisja e deri në përfundim të projektit, në linjë me qëllimin, afatet dhe buxhetin e aprovuar,
  • Zhvillon dhe mirëmban planin dhe buxhetin e projektit të caktuar duke u siguruar që palët e interesuara janë të informuara mbi progresin e projektit,
  • Punon ngushtësisht me ekipet ndër-funksionale për të përkufizuar qëllimin, objektivat dhe delivrimet e projektit,
  • Sigurohet që të gjitha delivrimet e projektit janë në përputhje me rregulloret, politikat dhe proçedurat e bankës,
  • Bën vlerësim të risqeve dhe zhvillon plane menaxhimi të risqeve për të mundësuar parandalimin e problematikave dhe trajtimin e tyre,
  • Koordinon dhe drejton mbledhjet e projektit, duke u siguruar që të gjitha palët e interesuara të jenë të informuara dhe të angazhuara përgjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit,
  • Monitoron dhe raporton mbi progresin e projektit, duke përfshirë përditësim të statusit, matjen e risqeve dhe metrikat e projektit,
  • Mirëmban marrëdhënie me palët kyçe të interesuara, duke përfshirë menaxherët e Bankës, sponsorin e projektit dhe kompanitë e jashtme,
  • Përgjegjës për të përmbushur gjithashtu detyra të tjera të caktuara nga Drejtuesi i Njësisë.

Profili Individual:

  • Diplomë universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit/Ekonomisë ose Shkencave kompjuterike/informatike.
  • Njohuri shumë të mira të operacioneve bankare si edhe zhvillimeve më të fundit në lidhje me implementimin e projekteve.
  • Eksperiencë e mëparshme nëpërmjet përfshirjes në projekte bankare.
  • Aftësi shumë të mira planifikuese, koordinuese dhe prezantuese.
  • Të jetë analitik dhe «problem solver», të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërvepruese dhe të luajë një rol proaktiv në ndërmarrjen e iniciativave.
  • Trajnime/Çertifikime në Project Management përbëjnë një avantazh.
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike si dhe njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze.

Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë brenda datës 27 Gusht 2023:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.