Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Administratës, në pozicionin:

Drejtues Njësia e Mirëmbajtjes

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Sigurimi i mirëfunksionimit dhe mbarëvajtjes së të gjithë infrastrukturës mbështetëse të bankës, si godinat/njësite e ushtrimit te aktivitetit, pajisjet, facilitetet dhe infrastrukturës së nevojshme mbështetëse, duke përfshirë planifikimin, skedulimin, koordinimin e shërbimeve mbështetëse, nëpërmjet manaxhimit te stafit teknik ose palëve te treta që ofrojnë këto shërbime. 

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Të përcaktojë një planifikim të saktë për shërbimet rutine dhe periodike të të gjitha  godinave, pajisjeve dhe infrastrukturës së bankës në Degë dhe Drejtori, si dhe të përcaktojë burimet njerëzore të nevojshme për një realizim sa më eficent. 
  2. Të përcaktojë plane të ndërhyrjes emergjente dhe të koordinojë mundësi përgjigjeje në kohë dhe me shpejtësi në rast të defekteve.
  3. Të sigurojë një kontroll periodik të ambienteve te zyrave, aseteve të bankës dhe të përgjigjet për funksionimin e tyre në nivel optimal;
  4. Të kontrollojë cilësinë e shërbimeve të mirëmbajtjes të kryera nga të tretet në përputhje me kontratën (supervizioni) në bazë të vlerësimeve periodike teknike te furnitorëve;
  5. Të mbajë kontakte te vazhdueshme me Institucionet (Bashkitë, Kompanitë Utilitare etj)  për të adresuar në kohë problematika apo detyrimet e Bankës kundrejt tyre.
  6. Të planifikoje në kohë nevojat për materiale të ndryshme si pjesë këmbimi, vegla pune materiale të shërbimit ditor, karburant (makina dhe gjeneratorë) për një funksionim të mirë të punës në Degë dhe Drejtori.
  7. Të menaxhojë buxhetin e mirëmbajtjes duke optimizuar kostot operacionale për realizimin e planit të mirëmbajtjes.
  8. Të përcaktojë, monitorojë  dhe të analizojë KPI – Treguesit kryesore të performancës për njësinë.
  9. Ndërtimi i një kuadri rregullator /procedurial për detyrat dhe mbarëvajtjen normale të funksionit të njësisë.

Profili Individual:

  • Diplomë Universitare në fushat Teknike dhe Ekonomike.
  • Eksperiencë pune minimumi 3 vite si Drejtues në Njësi mirëmbajtje/Shërbime mbështetëse në institucione/kompani me struktura organizimi të ngjashme. Eksperienca në banke përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira në komunikimi verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të përballuar njëkohësisht disa detyra;
  • Njohuri për të analizuar faktet, të dhënat statistikore me qëllim të përgatitjes së rekomandimeve dhe ne paraqitje te raporteve të plota dhe të sakta.
  • Aftësi për të punuar shpejt, saktë dhe i/e pavarur si dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të zotërojë paketën MS Office, njohja e sistemit SAP përbën avantazh.

Aftësi:

  • Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së situatave me proaktivitet dhe me fokus arritjen e  rezultateve te shpejta dhe te prekshme
  • I vetë-motivuar me aftësi për të punuar si në mënyrë autonome ashtu edhe pjesë e një ekipi, duke treguar nje nivel te larte integriteti.
  • Aftësi per t’i dhënë zgjidhje situatave dhe çështjeve qe ka ne përgjegjësi.
  • Te tregoje iniciativë dhe përgjegjësi
  • Aftësi planifikuese, deleguese dhe kontrolluese.

Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë brenda datës 25 Gusht 2023:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.