Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Menaxhimit të Kanaleve Alternative, në pozicionin:
Digital Business Manager
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
Mbështet strategjinë Digjitale të Bankes, duke u koordinuar me gjithë departamentet e përfshira me qëllim rritjen e penetrimit të produktit dixhital në bazën e klientëve dhe shtyn në mënyrë të vazhdueshme për përmirësime dhe produkte me vlerë të shtuar për bankën.
Përgjegjësitë kryesore:
- Sigurohet nëpërmjet protokollit të testeve, UAT dhe UFT, që produkti final funksionon sipas specifikimeve, përpara daljes ne treg. Koordinon me departamentin e IT dhe departamente te tjera te përfshira qe konkluzionet e UAT dhe UFT te adresohen qartë dhe përmirësohen.
- Drejton/suporton projekte të lidhura me kanalet digjitale të Bankës.
- Koordinohet me departamentet e përfshira që proceset ne UB Online janë në përputhje me proçedurat e kompanisë.
- Propozon përmirësime në kanalet digjitale bazuar ne kërkesat e klientëve.
- Shërben si person kontakti per pyetjet dhe kërkesat e klientëve.
- Përgatit ne bashkëpunim me departamente e tjera kur është e nevojshme, materialet qe sigurojnë transparencën e shërbimit tek klientët, si manualet e përdorimit, video promocioanle, material promocionale në degë apo në pika të tjera të kontaktit të klientit, materialet për faqen e internetit, materialet promovuese brenda vetë mjeteve elektronike.
- Organizon cdo lloj tjetër aktiviteti qe synon rritjen e edukimit financiar, si dhe rene dakort brenda kompanisë.
- Përgatit materialet e trajnimit dhe trajnon stafin e bankës per përdorimin e kanaleve digitale.
- Mban statistikat per përdorim te brendshëm per performancën e kanaleve digitale.
Profili Individual:
- Diplomë Universitare, e preferueshme e Fakultetit Ekonomik ose fusha të lidhura me të.
- Eksperiencë e mëparshme minimumi 2 vjet në një pozicion të ngjashëm.
- Aftësi komunikuese efektive verbale dhe të shkruara.
- Njohuri të mira të programeve kompjuterike sidomos excel dhe njohuri të gjuhës angleze.
- Njohuri të politikave dhe procedurave bankare të lidhura me fushën e Bankingut Digjital.
- Aftësi shumë të mira të manaxhimit të kohës.
- Aftësi shumë të mira për të punuar në skuadër, të arrijë punë cilësore me minimumin e mbikëqyrjes.
- I/E përgjegjshëm dhe të ruajë konfidencialitetin e informacionit.
- Aftësi të kryejë disa detyra në të njëjtën kohë.
- Vullnet për të mësuar dhe avancuar.
- I/E përgjegjshëm dhe të ruajë konfidencialitetin e informacionit.
Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë brenda datës 25 Gusht 2023:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.