10 shtatori ishte një ditë e veçantë në Union Bank...

Stafi në degë me bluza kuq e zi dukej më sportiv se zakonisht. Për një ditë edhe në Zyrat Qendrore u lanë mënjanë kravatat, këmishat apo xhaketat serioze, në favor të shalleve me flamur shqiptar dhe logo Union Bank apo çorapeve një ndryshe-një ndryshe, kuq e zi. Si banka sponsor e Kombëtares Shqiptare të Futbollit gjatë javës së fundit organizoi një fushatë dinamike për të mbështetur skuadrën kuq e zi, të përqëndruar kryesisht në rrjete sociale. 

Fitorja në mbrëmje e Kombëtares ndaj Islandës me rezultatin e thellë 4:2 ishte dhe shpërblimi më i mirë për të gjithë mbështetjen dhe dedikimin ndaj ekipit tonë të zemrës.   

Forca Kombëtarja në sfida të reja! Forca Union Bank! 

#GjithmonëmeKombëtaren