Muaji gusht vjen me lajme të mira për Union Bank. Pas miratimit të Bankës së Shqipërisë dhe pas përfundimit të procedurave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ICB është bërë pjesë përbërëse e Union Bank. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet e ICB janë marrë përsiper ligjërisht nga Union Bank. Më e rëndësishmja është që për të gjithë klientët shërbimet bankare do të vijojnë normalisht si edhe më parë, madje me të gjithë përfitimet e klientëve të Union Bank, që nuk janë të pakta. Sëbashku me degët ICB, të mirëvendosura në qendër të qytetit numri i degëve të Union Bank në Tiranë shkon 14.    

Union Bank ka si aksionarë kryesorë Unionin Financiar Tiranë (UFT) dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Me më shumë se 10 vjet përvojë të suksesshme në sektorin bankar shqiptar, me një portofol të pasur produktesh, me një prej shërbimeve më të mira në vend ndaj klientëve dhe me përpjekjen e vazhdueshme për t’u rritur e zhvilluar,  Union Bank është sot një ndër emrat më të konsoliduar në tregun bankar të vendit me asete totale që kalojnë vlerën 500 milion Euro. Për portofolin e gjerë të produkteve të Union Bank, Ju lutemi ndiqnin rrjetet sociale dhe vizitoni faqen në web të Union Bank.