Union Bank ka vendosur të ofrojë pa komision të gjitha transfertat bankare në monedhën Lek, të kryera nëpërmjet platformës UB Online. Ky vendim i bankës është një masë tjetër shtesë që merret për t'ju ardhur në ndihmë kliëntëve të saj, individë ose biznese, në kryerjen e pagesave në kushtet e COVID19. Nëpërmjet eliminimit të kostove të këtij shërbimi deri tani me pagesë, Union Bank fton klientët të rritin përdorimin e plaftormës UB Online, shërbim i cili në kushtet e lëvizjes së kufizuar, minimizon rreziqet nga grumbullimi i klientelës në degët e Bankës.  

 

 Me_Ju_Çdo_Moment