Në datat 4-5 tetor u zhvillua në Tiranë edicioni i tretë i panairit “Energy Expo & Forum 2019”, organizimi i të cilit pati në fokus energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë. Union Bank ishte banka e vetme pjesëmarrëse në këtë panair, duke prezantuar veçanërisht kredinë Kursim+ e cila iu dedikohet atyre klientëve individë që dëshirojnë të kryejnë në banesat e tyre investime, duke synuar rritjen e efikasitetit dhe kursimin e energjisë. Union Bank e cila e ofron këtë produkt në bashkëpunim me BERZH ishte pjesë e forumit të këtij aktiviteti, ku gjatë të cilit pjesëmarrësit patën mundësi të njiheshin më shumë me avantazhet e investimeve me efiçencë energjie dhe me kushtet për përfitimit e Grantit në nivelin deri në 20% të kredisë.