Të nderuar klientë,

 

Ju njoftojmë se nisur nga mbyllja e shërbimeve të kompanisë celulare Plus Communication Sh.a është e nevojshme që gjithë klientët e Union Bank që kanë lënë si kontakt një numër Plus, të njoftojnë bankën lidhur me numrin e ri të kontaktit.

 

Të pasurit e një numri kontakti korrekt pranë bankës është i nevojshëm jo vetëm për të komunikuar dhe marrë mesazhe njoftuese nga banka, por mbi të gjitha për të siguruar funksionimin e disa shërbimeve bankare si:

  •         Marrja në kohë reale e njoftimit të shumës së përdorimit të kartës së kreditit për blerje të ndryshme.     
  •         Marrja e fjalëkalimit për shërbimin e internet banking.
  •         Përdorimi i përditshëm i shërbimit të mobile banking.
  •         Informacion mbi detyrimet për produktet kreditore që mund të keni në bankë.

 

Gjithashtu, në bazë të kushteve të përgjithshme të punës, numri dhe adresa e kontaktit e rifreskuar është e domosdoshme për një vijueshmëri normale të bashkëpunimit Bankë-Klient.

 

Nisur nga sa më sipër, ju ftojmë të prezantoheni në njërën nga degët e Union Bank për të deklaruar ndryshimin e të dhënave tuaja dhe Ju sigurojmë që ky proçes do të kryhet në kohën më të shpejtë të mundshme.

 

Faleminderit,

 Union Bank