Dhurimi i gjakut në Union Bank tashmë është një traditë e përvitshme, duke e bërë Bankën dhe punonjësit e saj një shembull pozitiv për të gjithë. Në këto ditë të nxehta stafi i Bankës iu përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të përmbushur nevojat për gjak për fëmijët talasemikë. Në seancën e dhurimit të organizuar në datën 4 Korrik, u angazhuan si vullnetarë një numër i lartë punonjësish nga Zyrat Qendrore dhe degët e Bankës në Tiranë. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në këtë nismë!