Tiranë, më 14 qershor 2019 - Union Bank dhe Kolegji Universitar Luarasi zyrtarizuan bashkëpunimin mes tyre për ofrimin e programeve të praktikës mësimore për studentët e këtij universiteti. Marrëveshja mes dy institucioneve u firmos nga z. Gazmend Kadriu, Drejtor i Përgjithshëm i Union Bank dhe Prof. Dr. Et’hem Ruka, Rektor i Kolegjit Universitar Luarasi, të cilët vlerësuan këtë moment si një start drejt bashkëpunimeve të tjera kushtuar edukimit, mes Bankës dhe Universitetit. Union Bank ofron periodikisht mundësinë për zhvillimin e programeve të internshipit për studentët pranë departamenteve dhe degëve të saj, ku në përfundim për kandidatët më të mirë ofrohet dhe punësim.