Union Bank sapo ka lançuar për klientët dhe publikun e interesuar produktin më të ri të kredisë për shtëpi. Kjo ofertë vjen në një moment të rëndësishëm të vitit, ku në treg vihet re një interes i lartë nga konsumatorët për blerje shtëpie. Nëse jeni duke parë për shtëpi të re, Union Bank ju ofron mundësinë më të mirë për financim. Slogani i fushatës “Shtëpi dhe gjithçka tjetër”, synon t’ju kujtojë se sa të rëndësishme janë këstet e ulëta mujore, të cilat ju favorizojnë për të shijuar përditshmërinë tuaj pa kufizime. Interesat e ofertës së Union Bank janë mjaft konkuruese dhe ju mundësojnë të përfitoni prej tyre sipas kërkesave dhe nevojave tuaja, duke ofruar norma fikse për afate 1, 3 dhe 5 vjeçare.