Union Bank informon të gjithë klientët e saj, individë dhe përfaqësuesit ligjorë të shoqërive tregtare, se gjatë vitit 2019 skadojnë kartat e identitetit dhe pasaportat e lëshuara në vitin 2009.
Në lidhje me këtë, dëshirojmë të sjellim në vëmendje se të gjithë klientët e regjistruar me kartë identiteti apo pasaportë të lëshuar në 2009-n, duhet të kryejnë rinovimin e dokumenteve dhe t’i paraqesin ato në Bankë.
 
Rifreskimi i dokumenteve të identifikimit në bankë nevojitet për të shmangur probleme apo vonesa në kryerjen e veprimeve tuaja bankare.

Ju mirëpresim në të gjitha degët Union Bank!