Ditën e premte dt. 23 Nëntor u inauguruan ambientet e reja të degës Union Bank në Kinostudio. Në ceremoni ishin prezentë klientë të Bankës, dhe gjithashtu morën pjesë të ftuar nga Drejtoria Qendrore dhe nga degët e tjera të Tiranës.

Fjalimin përshëndetës e mbajti z. Ardian Petollari, Drejtor i Divizionit të Shitjeve, i cili falenderoi pjesëmarrësit si dhe theksoi dëshirën dhe vullnetin e Bankës për të qenë gjithmonë pranë klientevë të saj me shërbimin, produktet dhe kushte gjithnjë e më komode.

Të pranishmit shijuan kokteilin e organizuar në ambientet e reja, duke vlerësuar paraqitjen dhe arkitekturën moderne të degës Kinostudio.