Union Bank i bashkohet aksionit të gjelbërimit në Elbasan

Union Bank mbështeti aksionin e nisur në qytetin e Elbasanit “Mbill pemën tënde” duke kontribuar në rritjen e numrit të pemëve të reja. Ditën e hënë, dt 30 Prill, në Bulevardin “Qemal Stafa”, stafi i degës Elbasan dhe ai i marketingut në Union Bank, së bashku me përfaqësues të Bashkisë së qytetit mbollën pemët e reja “Magnolia”.

Nënkryetari i Bashkisë Elbasan Z. Ervin Saraçi, falenderoi në emër të insitiucionit të tij Bankën për financimin e fidanëve e rinj. 

Union Bank përkrah projektet që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytetet tona.