Në përfundim të fushatës për dhurimin e baterive për pajisjet oximetër në QSUT, Union Bank falenderon në mënyrë të veçantë të gjithë klientët që kontribuan në këtë projekt. Gjatë dy muajve të kohëzgjatjes së tij, Union Bank dhuroi 1 bateri për 4 transaksione të kryera në UB Online dhe në total u dhuruan rreth 5,500 bateri, të cilat përkthehen në 22,000 transaksione të realizuara në këtë platformë. Kjo iniciativë ishte një kontribut  për t’i ardhur në ndihmë QSUT në trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Në kuadër të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës që Union Bank e ka në vëmendje, do të vijojmë punën për identifikimin e projekteve që janë në ndihmë të sektorëve sensitivë si shëndetësia, si në këtë rast, por edhe atyre projekteve që vijnë në ndihmë të komunitetit në tërësi. Në këtë mënyrë dëshirojmë të dëshmojmë që Banka nuk ofron vetëm produkte dhe shërbime bankare për klientët por edhe kontribuon për komunitetin, pjesë e të cilit janë dhe ata.