Punonjësit e Union Bank dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë. Dhurim i gjakut u organizua në ambjentet e Union Bank në thirrje të situatës emergjente të shpallur nga Kryqi i Kuq Shqiptar"!

Pjesmarrja e punonjësve të Union Bank në dhurimin e gjakut tashmë është pjesë e sesibilizimit të vazhdueshëm për kontributin në jetën sociale të komuniteteve në nevojë si në Tiranë ashtu edhe në rrethe.

“Union Bank vazhdon të mbështese bujarisht shtresat në nevojë duke bashkëpunuar aktivisht me Kryqin e Kuq Shqiptar, dega Tiranë. Faleminderit Union Bank që në këto ditë të vështira vere për dhurim vullnetar gjaku, ju i bashkoheni nismës sonë në ndihmë të fëmijëve talasemike!” – shprehet Kryqi i Kuq në faqen zyrtare në Fb.