Union Bank dhuron 40 kompjutera për shkollat e qarkut të Kukësit.

Me rastin e festës së 7 Marsit Union Bank me iniciativën e Degës së saj në Kukes dhuroi për Drejtorinë Arsimore Kukës 40 kompjutera, të cilat do të shpërndahen për të gjitha shkollat e qarkut.

Në ceremoninë e dorëzimit Drejtori i Drejtorisë Arsimore Kukës z. Skënder Ahmeti vlerësoi pajisjen e shkollave të Kukësit me kompjutera dhe falenderoi përfaqësuesit e Union Bank, të cilët ishin prezent në takim.

Mirënjohje për Bankën shprehën dhe drejtorët e shkollave dhe nxënësit që morën pjesë në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria Arsimore.

Edukimi dhe përmirësimi i kushteve në shkolla është një linjë e përgjegjësisë sociale e cila është në fokusin e vazhdueshëm të Bankës sone.