Union Bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) kanë rinovuar marrëveshjen e sponsorizimit për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

Marrëveshja e firmosur mbulon periudhën 2018-2020 dhe është një vazhdim në nivel të ri i traditës shumëvjeçare të mbështetjes së Bankës për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Gjatë këtij partneriteti të gjatë i cili ka startuar në vitin 2010, Union Bank ka qenë pranë skuadrës “Kuq e Zi” në çdo event, fitore dhe sfidë. Rinovimi i marrëveshjes, tregon edhe një herë përkushtimin e Bankës ndaj sportit dhe futbollit në veçanti, duke mbetur gjithmonë një partner besnik i ekipit të zemrës së çdo shqiptari.

Do të vijojmë sëbashku edhe dy vite të tjera, duke e mbështetur ekipin tonë, me përkushtim, pasion dhe krenari.

 

Suksese Kombëtarja Shqiptare!