Union Bank dhe BERZH sjellin programin kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër

Qytetarët që jetojnë në ndërtesa private dhe komunitare në Shqipëri do të përfitojnë nga një akses me i gjerë në financim për projekte të ruajtjes energjitike. Kjo do të realizohet falë Programit të Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i lançuar gjatë ditës së djeshme nga BERZH. GEFF në Shqipëri ka si qëllim të zvogëlojë përdorimin e energjisë në sektorin e banesave, të ulë ndotjen e ajrit dhe të përmirësojë komoditetin e jetesës.

Për zbatimin e këtij programi në vendin tonë, BERZH do të bashkëpunojë me Union Bank me të cilën ka nënshkruar një kredi me vlerën 6 milionë Euro. Duke ofruar për klientët kredinë e posaçme Kursim+ Union Bank është e vetmja banke e nivelit të dytë që po zbaton programin GEFF në Shqipëri. Kredia Kursim + ofrohet për individët të cilët janë të interesuar për të zbatuar projekte rezidenciale që shoqërohen me ndikim pozitiv në mjedis. E veçanta e kredisë Kursim + për konsumatoret është se kur investimi nëpërmjet saj përdoret për rritjen e efiçencës së energjisë në banesa ai rimbursohet deri në 20%.   

Për më shumë informacion rreth kredisë Kursim+ mund të klikoni këtu.