Në vijim të Marrëveshjes së Blerjes së Aksioneve datë 24 dhjetor 2018 dhe aprovimeve paraprake të marra nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Banka e Shqipërisë, Union Bank (UB) tashmë është 100% aksionere e Bankës Ndërkombëtare Tregtare (BNT). 

UB, si aksionere e vetme e BNT, vlerësoi mundësitë e ndryshme për racionalizimin e pranisë së saj në vend dhe vendosi që të dyja kompanitë të bashkohen me anë të përthithjes se BNT (kompania e përthithur) nga UB (kompania përthithëse) dhe kjo e fundit do të jetë i vetmi subjekt juridik pas përfundimit të bashkimit.

Në datën 12 prill 2019, projekt-marrëveshja e nënshkruar nga administratorët e UB dhe BNT si dhe raporti shpjegues i përgatitur nga Administratori i UB u miratua nga Këshilli Drejtues i Union Bank. Ky informim, pas publikimit përkatës të bërë në QKB, bëhet për qëllimin, dhe në përmbushje të nenit 216, pika 3 dhe nenit 225 e Ligjit nr. 9901 datë 14.04.2018, i ndryshuar.

Lidhur me këtë proces, klikoni KËTU për të parë dokumentacionin zyrtar të nevojshëm.