Union Bank është e vendosur të qëndrojë pranë klientëve të saj në çdo situatë. Duke filluar nga muaji prill 2020 Union Bank do të ofrojë lehtësi për kryerjen e veprimeve bankare, jo vetëm pranë degëve të saj por edhe në mbi 500 agjencitë Unionnet – Western Union, të shpërndara në të gjithë vendin. Konkretisht, duke filluar nga dt. 1 prill 2020, të gjithë klientët individë të Bankës do të kenë mundësi:

-         Të depozitojnë fonde në llogaritë e tyre bankare në çdo agjenci Unionnet – Western Union.

-     Vlerat e depozituara reflektohen në kohë reale në sistemin e Union Bank.Fondet janë të vlefshme menjëherë,në përputhje me datë valutën e sistemit e cila mund të ndryshojë nga data e transaksionit në rast fundjave ose pushimesh zyrtare. 

-       Depozitimet cash, në llogaritë rrjedhëse ose të kursimit do të mund të kryen deri në limitet 100,000 LEKË dhe 1,000 EUR / 1,000 USD.

-         Shërbimi do të ofrohet falas nga Union Bank deri në datën 31 maj 2020. Pas kësaj date, tarifa e shërbimit do të jetë 100 Lek dhe  1 Eur/USD  

Duke furnizuar llogaritë e tyre rrjedhëse dhe duke përdorur platformën UB Online, klientët e bankës mund të kryejnë nga shtëpia të gjitha veprimet bankare.

Me_Ju_Çdo_Moment