Në datën 2 Qershor 2018 Union Bank organizoi takimin periodik manaxherial në ambientet e hotelit Mak Albania në Tiranë. Ne takim morën pjesë stafi drejtues i Bankës, drejtorët e degëve dhe shefat e operacioneve. Me këtë organizim, Union Bank vazhdoi traditën e përvitshme të Takimit të Pranverës, i cili shërben për shkëmbim informacioni mes kolegësh në një mbledhje më pak formale, jashtë ambienteve të bankës.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm Z. Gazmend Kadriu, prezantoi arritjet kryesore të bankës gjatë vitit 2017, ecurinë e saj në pjesën e parë të vitit 2018 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim. Në fjalën e tij ai theksoi se shifrat pozitive të rritjes së Bankës në krahasim me tregun na bëjnë të ndihemi krenarë për rezultatet e deritanishme, por njëkohësisht na vendosin përpara sfidave të reja për të ruajtur ritmin e rritjes dyshifrore dhe pse jo për ta tejkaluar atë.

Vëmendje gjatë takimit morën edhe çështje që lidhen me burimet njerëzore si angazhimi me studentë praktikantë në funksion të rekrutimeve të së ardhmes në degët e Bankes.