PAGESA TË SHPEJTA DHE TË SIGURTA!                              

Blini produktet tuaja të preferuara në faqet më të njohura të internetit, rezervoni udhëtimin, hotelin, biletën, merrni makinën me qera…

Union Bank në bashkëpunim me kompaninë MasterCard kujdesen që përdorimi i kartës për pagesa në internet të jetë i sigurtë në çdo kohë, duke ofruar standardin më të fundit të sigurisë për pagesa me karta 3D Secure2 “MasterCard ID Check by MasterCard”.

Shërbimi ofrohet pa pagesë për çdo klient që zotëron një kartë krediti apo debiti të lëshuar nga Union Bank dhe siguron parandalimin e përdorimit të kartës tuaj për pagesa në internet, kur ky veprim nuk është autorizuar prej jush.

Shërbimi është i vlefshëm në të gjitha faqet e internetit në të cilat tregtohen produkte dhe shërbime dhe që e aplikojnë këtë shërbim sigurie.

 

Si mund të kuptoj që faqja e internetit aplikon shërbimin “Përdorim i Sigurtë”?                        

 

• Në faqen e internetit të tregtarit duhet të shfaqet logo e MasterCard SecureCode.

• Nëse nuk është logo, por gjatë pagesës krahas plotësimit të të dhënave të kartës, ju shfaqet edhe një dritare tjetër, ku ju kërkohet të vendosni kodin e sigurisë.

• Ka edhe raste kur tregtari mund të ketë në faqen e tij logon MasterCard SecureCode, por nuk ju kërkohet të vendosni kodin e Sigurisë. Në këtë rast do të vjoni me pagesën si keni vepruar deri më tani.

 

Si funksionon shërbimi?

 

Karta juaj e ka të përfshirë automatikisht shërbimin e sigurisë, pa qenë e nevojshme që ju të paraqisni një kërkesë pranë bankës.

Për të kryer pagesën, ju do të plotësoni të dhënat e kartës ashtu si keni vepruar deri tani.

Pasi keni plotësuar të dhënat e kartës do të shfaqet një dritare tjetër dhe njëkohësisht në numrin tuaj celular do të merrni një mesazh nga Banka me kodin e sigurisë.

Lutemi të ndiqni hapat e përmbledhura si më poshtë:

1. Kur të jeni në fazën e pagesës, plotësoni të dhënat e kartës, ashtu si keni vepruar gjithmonë.

2. Pasi vijoni me pagesën do të shfaqet dritarja e shërbimit 3D Secure2 në të cilën ju kërkohet të vendosni kodin e sigurisë.

3. Në telefonin tuaj menjëherë vjen mesazhi i cili përmban kodin e sigurisë njëpërdorimësh.

    Pasi të kontrolloni detajet e pagesës të shfaqura në mesazh (emri i tregtarit, shuma e veprimit), kodin e sigurisë e vendosni në kuti dhe        vijoni dhe shtypni “Konfirmo” – “Vazhdo”.

4. Transaksioni kryhet me sukses.

 

Pyetje/ paqartësi?

 

• Lutemi të siguroheni që numri i telefonit që keni të regjistruar në bankë të jetë ai që keni në përdorim.

• Nëse keni paqartësi apo vështirësi gjatë pagesës me kartë, ju mund të kontaktoni në shërbimin Call Center 24/7, në numrat                         +355 42389111 / +355 2248938 / +355 2274630.