1.     Si mund ta aksesoj UB Online?

UB Online mund të aksesohet nëpërmjet browser klikuar në linkun UB Online që shfaqet në faqen web: www.unionbank.al.

UB Online mund të shkarkohet në formë aplikacioni në Play Store (për telefonat smart me sistem operativ Android) dhe në App Store (për sistemin operativ iOS). Kërkimi në Play Store/App Store bëhet me “UB Online”, ku duhet të zgjidhet UB Online me zhvillues (developer) Union Bank Albania.

 2. Në çfarë modelesh telefonash celulare mund ta përdor unë UB Online? Po në browser cilat janë sistemet e përshtatshme?

 UB Online mund të përdoret në telefona celulare me sisteme operativ Android, version 6 dhe sipër (64 bit) dhe me sisteme operative iOS version 9 dhe sipër (64bit). UB Online është i përshtatshëm në Chrome Safari, Firefox dhe Internet Explorer të gjitha versionet pas 11+.

3. Çfarë është Soft Token?

 Është një soft elektronik në aplikacionin e UB Online që i jep mundësi përdoruesit të gjenerojë një fjalëkalim me një përdorim duke i mundësuar klientit aksesin në UB Online, në të dy kanalet.

Gjenerues Elektronik i Fjalëkalimit (Soft Token) në momentin e regjistrimit lidhet drejtpërdrejt me celularin/tabletin ku është regjistruar, duke e kthyer pajisjen (celular/tablet) si mbajtës të këtij Gjeneruesi.

  • Ju mund të regjistroni në një pajisje vetëm një Gjenerues Elektronik Fjalëkalimi.
  •         Sigurohuni që keni akses tek numri i telefonit dhe e-mail që keni të regjistruar në bankë. Kodet e aktivizimit për Soft Token do të vijnë dy në emal-in tuaj dhe dy me SMS në numrin e telefonit.

         Me ndihmën e një kodi hyrës apo nëpërmjet shënjes së gishtit/fytyres, ju duhet të rrisni sigurinë e smartphone/tabletit tuaj të zgjuar gjatë përdorimit. Sigurimi i paisjes suaj do të rrisë gjithashtu mbrojtjen për aplikacionin tuaj bankar, veçanërisht në rastet kur telefoni mund t’ju humbasë apo vidhet. Kur jeni në ambjente publike sigurohuni që paisja të jetë nën vëzhgimin tuaj gjithmonë. Kyçeni paisjen kur nuk e përdorni.

Gjithashtu njoftoni menjëhere Bankën të bllokoni shërbimin UB Online në rast se keni aktivizuar Soft Token në smatphone/tabletin tuaj në rast se ky i fundit humbet/vidhet. 

 4. Mund të regjistrohem online pa shkuar në bankë?

  Po nëse jeni klient individ, ju mund të kryeni regjistrimin online. Shkoni në faqen e parë të UB Online dhe shtypni butonin Regjistrohu. Kujdes: duhet të vendosni të dhënat që keni tashmë të depozituara në bankë. Në rast se jeni përdorues si kompani, regjistrimi kryhet vetëm në bankë. Vizitoni degën tuaj për më shumë informacion.

5. Çfarë aksesi marr nëse regjistrohem online?

 Nëpërmjet regjistrimit online, ju merrni aksese të kufizuara të shërbimit. Ju mund të shihni llogaritë dhe të kryeni transferta brenda llogarive tuaja apo të paguani fatura. Në rast se dëshironi të kryeni transferta me të tjerë brenda dhe jashtë bankës ju lutemi, paraqituni në degën më të afërt të përditesoni rolin.

6. Kam harruar fjalëkalimin. Mund të procedoj pa shkuar në bankë?

 Po, në faqen kryesore të UB Online, shtypni butonin ‘’Harruat Fjalëkalimin’’. Kujdes: duhet të vendosni të dhënat si i keni në bankë.

 7. Kam ndryshuar të dhënat personale dhe detajet e kontaktit. Çfare ndodh me të dhënat e mia në UB Online?

 Është shumë e rëndësishme që të përditësoni të dhënat tuaja në bankë në rast se i ndryshoni ato. Të dhënat tuaja, janë gjithë detajet personale ashtu si dhe format e kontaktit, si: e-mail, nr telefoni etj. Nëse keni ndryshuar të dhenat tuaja në bankë, UB Online do të jetë i përditësuar automatikisht.