• Cfare kushtesh duhet te plotesoj per te pasur sherbimin UB Online?
    Per te aplikuar per sherbimin elektronik bankar – UB Online, mjafton nje mjet identifikimi.

  • Si mund te aplikoj per sherbimin UB Online?
    Per te aplikuar per sherbimin elektronik bankar UB Online duhet te paraqiteni ne nje nga deget e Bankes.

  • Si do te pajisem me detajet e sigurise?
    Marrja ne dorezim e detajeve te sigurise do te behet ne degen e Bankes dhe ne adresen elektronike te dhene ne aplikim.

  • A mund te perdor sherbimin UB Online nese ndodhem jashte vendit?
    UB Online mund te aksesohet kudo qe ju ndodheni, brenda apo jashte vendit, mjafton qe te keni akses ne internet.

  • Cfare ndodh nese e vendos gabim fjalekalimin? Cfare duhet te bej?

    1. Nese nuk e mbani mend Fjalekalimin dhe e vendosni ate gabim, ne ekran do te shfaqet teksti
    “Identifikimi i Perdoruesit deshtoi. Ju lutem provoni perseri”. Ju mund: 

    a) Te kerkoni nje Fjalekalim te ri online pa u paraqitur ne Banke, duke ndjekur hapat e shpjeguara ne
    kete Udhezues.
    b) Te paraqiteni ne Banke per te aplikuar per nje Fjalekalim te ri.

    2. Nese e vendosni gabim Fjalekalimin tri here rresht, sistemi nuk do t'ju lejoje te hyni ne aplikacion
    dhe ne ekran do te shfaqet teksti Kodi i Perdoruesit u bllokua. Ne kete rast:

    a) Nese jeni te sigurte qe e mbani mend Fjalekalimin, por thjesht keni bere gabime ne vendosjen
    e tij, ju mund:

    - Te kerkoni zhbllokimin e Kodit te Perdoruesit online pa u paraqitur ne Banke, duke ndjekur hapat e
    shpjeguara ne kete Udhezues.
    - Te paraqiteni ne Banke per te kerkuar zhbllokimin e Kodit te Perdoruesit.

    b) Nese nuk e mbani mend Fjalekalimin, ju mund:

    - Te kerkoni nje Fjalekalim te ri online pa u paraqitur ne Banke, duke ndjekur hapat e shpjeguara ne
    kete Udhezues.
    - Te paraqiteni ne Banke per te aplikuar per nje Fjalekalim te ri.

  • Si mund te ndryshoj detajet autentikimit/ sigurise?
    - Ndryshimi i Fjalekalimit behet cdo here qe ju deshironi ne opsionin e ofruar nga aplikacioni apo cdo here qe ju kerkohet nga Banka, duke ndjekur udhezimet perkatese.
    - Ndryshimi i Kodit te Perdoruesit mund te behet ne rubriken perkatese te aplikacionit.
  • Pasi marr ne dorezim Fjalekalimin brenda sa kohesh duhet ta aktivizoj sherbimin?

    Nese brenda nje periudhe 3-mujore nuk e aktivizoni sherbimin Kodi i Perdoruesit do te bllokohet.
    Per ta zhbllokuar ju mund te:

    a) Te kerkoni zhbllokimin e Kodit te Perdoruesit online pa u paraqitur ne Bnake, duke ndjekur hapat e
    shpjeguara ne kete Udhezues. Pasi Kodi i Perdoruesit eshte zhbllokuar duhet te hyni ne aplikacion
    brenda dites. 

    b) Paraqiteni ne Banke per te kerkuar zhbllokimin e Kodit te Perdoruesit.

  • Cfare duhet te bej nese harroj kodin PIN te pajisjes Smart Token (Gjenerues Pin-i automatik)?
    Nese ndodh qe te harroni Fjalekalimin e pajisjes, pajisja do te bllokohet. Paraqituni ne Banke per te kerkuar zhbllokimin e saj.
  • Cilat jane problemet qe mund te kem me pajisjen Smart Token (Gjenerues Pin-i automatik)? Kujt duhet t'i drejtohem?
    Ne cdo rast qe keni nje problem me pajisjen Smart Token (nuk ndizet, eshte demtuar, ju ka humbur), paraqituni ne Banke.

  • Cfare duhet te bej ne rast se ndryshojne te dhenat e mia personale?
    Ju duhet te paraqiteni ne Banke dhe te rifreskoni te dhenat tuaja e-mail, numer telefoni).