Union Bank
Politikat e Privatesise
Me hyrjen tuaj ne kete faqje interneti, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e meposhtme:

Kjo faqe ne internet ku ju keni hyre, www.unionbank.al eshte faqja zyrtare ne internet e Union Bank sh.a. Ne kete faqe, perdoruesi mund te hase ne forma apo formulare te ndryshem aplikimi (per shembull aplikimet e produktit “Dua Kredi” etj). Ne fusha te ndryshme te ketyre formave apo formulareve mund te kerkohet nga perdoruesi plotesimi i tyre duke futur te dhena personale.

Union Bank thekson se dhenia e te dhenave tuaja personale nuk eshte e detyrueshme dhe eshte ne deshiren e cdo subjekti per te dhene vullnetarisht informacionin e kerkuar dhe per te vijuar me tej me aplikimin per qellimin per te cilen ajo kerkohet.

Union Bank deshiron te vere ne vemendjen e cdo perdoruesi se pasi informacioni mberrin ne Web serverin e saj, Banka implementon nje sistem te sigurise shume te larte dhe njekohesisht eshte e perkushtuar te zbatoje rigorozisht te gjithe kuadrin ligjor ne mbrojtje dhe respektim te çdo veprimi te lidhur me te dhenat e perdoruesve, ashtu siç edhe percaktohet nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Ligji ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe aktet nenligjore ne plotesim.

Gjithashtu, me plotesimin e aplikimit online, perdoruesi deklaron se jep miratimin e tij per procesimin e metejshem te informacionit te dhene nga ana e Union Bank vetem per perdorim te brendshem te Bankes dhe vetem per qellimin per te cilin perdoruesi ka deklaruar vullnetarisht te dhenat e tij personale.

Bazuar ne ligjin Nr. 9887 date 10.03.2008 perdoruesi, ne cdo moment pasi te kete dhene vullnetarisht informacionin e kerkuar ne keto fusha specifike, i lind e drejta qe, nepermjet nje kerkese prane Union Bank, te aksesoje keto te dhena si dhe te kerkoje korrigjimin e tyre .

Ne funksion te informimit tuaj, i nderuar vizitor, Banka ka publikuar ne vijim elementet e sigurise se aplikuar ne disa nga produktet e saj (Kartat, UB Online, UB Mobile).

   Siguria e Kartave

   Siguria e UB Online

   Siguria e UB Mobile