Kerkesa për sigurinë mbi shërbime bankare të lëvizshme

Përdorimi i një smartphone/tableti për të manaxhuar financat tuaja është një mjet i shkëlqyer që ju ofron mundësinë të monitoroni dhe të përdorni paratë tuaja praktikisht kudo që të jeni. Pavarsisht kësaj, ju duhet të aplikoni disa kërkesa shtesë që të përdorni shërbimet elektronike bankare në mënyre të sigurtë.

Siguroni paisjen/telefonin e zgjuar (smartphone)

Me ndihmën e një kodi hyrës apo nëpërmjet shënjes së gishtit, ju duhet të rrisni sigurinë e smartphone/tabletit tuaj të zgjuar gjatë përdorimit. Sigurimi i paisjes suaj do të rrisë gjithashtu mbrojtjen për aplikacionin tuaj bankar, veçanërisht në rastet kur telefoni mund t’ju humbasë apo vidhet. Informoni menjëherë operatorin tuaj të telefonisë së lëvizshme në rastet kur telefoni ju humbet/vidhet për të kërkuar bllokimin e numrit dhe bllokimin e paisjes në rast se kjo e fundit ofrohet. Kur jeni në ambjente publike sigurohuni që paisja të jetë nën vëzhgimin tuaj gjithmonë. Kyçeni paisjen kur nuk e përdorni

Gjithashtu njoftoni menjëhere Bankën të bllokoni shërbimin UB Online në rast se keni aktivizuar Soft Token në smatphone/tabletin tuaj në rast se ky i fundit humbet/vidhet.

Siguroni fjalëkalimin/kodin PIN

Përdorni fjalëkalim/kod PIN të fortë. Mos përdorni numra në radhë, numrat e datë lindjeve apo numrat e kartës së identitetit, apo kombinime të tilla gjatë krijimit të fjalëkalimit. Mos ruani asnjëherë fjalëkalime apo kode PIN të shërbimeve bankare në paisjen tuaj celulare. Nëse telefoni humbet ose sulmohet kjo do të rrisë shanset që ju të bini pre e kriminëleve kibernetikë. Fjalëkalimin/kodin PIN mos e ndani me të tjerë.

Kontrolloni aplikacionin/faqen përpara se ta shkarkoni

Sigurohuni që ju shkarkoni aplikacionin e bankës dhe çdo lloj aplikacioni tjetër të rëndësishem për ju, vetëm nga dyqanet zyrtare të prodhuesëve (si janë App Store ose Play Store). Duhet të jeni dyshyes për çdo aplikacion të ri jo-familjar. Në disa raste ata mund të përmbajnë viruse që lehtësojnë hyrjen në të dhëna sensitive. Gjithashtu, kontrolloni herë pas here nëse aplikacionin e bankës suaj e keni të përditësuar. Versionet e vjetra të aplikacioneve bankare mund të kenë mekanizma sigurie të papërditësuar.

Sigurohuni qe aksesoni sherbimin bankar gjithmone nga faqja zyrtare e bankes ne rastet kur aksesoni shërbimin nga interneti.

Përdorni rrjete të sigurta dhe të besueshme për lidhjen

Ne ju rekomandojmë të mos lidheni me rrjete publike Wi-Fi dhe të ç’aktivizoni funksionin e Bluetooth përpara se të hyni në aplikacionin tuaj bankar. Edhe nëse përdorni një rrjet privat Wi-Fi sigurohuni që është i siguruar me sistemin WPA2. Ju këshillojmë të instaloni programe anti-virus të përditësuara.

Siguroni transaksionet tuaja

Kontrolloni në kohë periodike llogarinë tuaj. Nëse vini re ndonjë tërheqje apo transfertë jo të zakonshme reagoni menjëherë duke kontaktuar bankën.

Mesazhet ‘’Phishing’’

Jini të vëmendshëm ndaj telefonatave, mesazhe të postës elektronike apo mesazhe tekst të pakërkuara. Këto mesazhe ‘’phishing’’ përmbajnë kërkesa të tipit me urgjence ose të tipit të ofertave të mahnitshme që do t’ju kërkojnë që të dhënat tuaja sensitive tu jepen mashtruesëve. Trajtojini këto mesazhe me skepticizëm. Mos jepni asnjëhere informacione personale. Banka nuk do t’ju kërkojë asnjëherë të jepni fjalëkalimin apo kodin PIN.

Siguroni kompjuterin

Mbroni kompjuterin tuaj nga viruse të ndryshme duke përdorur antiviruse të liçensuar dhe të përditësuar. Sigurohuni që kompjuteri është i paisur me “Firewall” i cili ju mbron nga përdorues të paautorizuar për të parandaluar vjedhjen e të dhënave personale.

Elemente Sigurie

Çfare ben Banka per mbrojtjen e informacionit konfidencial te klienteve te UB Online?
Sherbimi UB Online i Union Bank perfshin te gjithe komoditetin qe ju duhet per te sjelle banken ne shtepine tuaj me teknologjine me te fundit dhe te sigurte te kohes per mbrojtjen e te dhenave tuaja.

Akses i sigurte i llogarive

1. Sherbimi UB Online ofron teknologjine me te larte te enkriptimit 2048 -bit SSL (Secure Socket Layer).
Kjo teknologji mbron te dhenat tuaja ne 2 menyra:
● Enkriptimi, nenkupton qe te dhenat e shkembyera me banken nuk mund te lexohen nga persona te pautorizuar.
● “Integriteti i te Dhenave”, nenkupton qe te dhenat qe ju shkembeni me ane te programit UB Online nuk modifikohen nga persona te pautorizuar.

2. Per te rritur nivelin e sigurise Banka ofron pajisje te sigurise se larte Smart Token per autentikimin ne sherbimin UB Online. Keto pajisje perdorin One Time Password (kod autentikimi i vlefshem per nje logim te vetem).

3. Sherbimi ofron mundesine e perdorimit te tastieres virtuale per vendosjen e detajve te sigurise.