Ditën e enjte dt. 23 janar 2020, Union Bank organizoi një ceremoni për dorëzimin e trofeut “Futbollisti më i mirë gjatë Eleminatoreve Euro 2020” për lojtarin e përfaqësueses shqiptare Odise Roshi. Aktiviteti u organizua në ambientet e Muzeut të Kombëtares Shqiptare të Futbollit pranë Air Albania Stadium, me pjesëmarrjen e z. Gazmend Kadriu, Drejtor i Përgjithshëm i Union Bank dhe z. Ilir Shulku, Sekretar i Përgjithshëm i FSHF. Në fjalën e tij përshëndetëse z. Gazmend Kadriu,  theksoi se si sponsor zyrtar prej vitesh i Kombëtares, Union Bank i ka kushtuar rëndësi të veçantë si pjesës financiare, ashtu dhe mbështetjes morale dhe emocionale për ekipin Kuq e Zi. Trofeu për Odise Roshin është rezultat i aktiviteteve të shumta që Union Bank ka realizuar në media, rrjete sociale dhe në stadium, në mbështetje të Kombëtares gjatë përballjeve të saj të organizuara për Euro 2020. Ai u zgjodh si futbollisti më i mirë gjatë këtyrë ndeshjeve nga votimi i vetë publikut të faqes zyrtare të Union Bank në Facebook.

Union Bank do të vijojë angazhimin e saj për mbështetjen e Kombëtares në sfidat e ardhshme me aktvitete të reja sipas sloganit të njohur tashmë “Gjithmonë me Kombëtaren”.