Të nderuar klientë,

Union Bank ju fton të ruajmë qetësinë dhe të tregojmë kujdes të veçantë gjatë këtyre ditëve që në Shqipëri është i pranishëm COVID-19.

Së pari, ju kujtojmë të zbatoni me përpikmëri rregullat bazë të higjenës dhe të qarkullimit në ambientet publike:

  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, ose përdorni një dezinfektues për duart me bazë alkooli;
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë 
    e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me të tjerë në rast të shfaqjes së simptomave (si  p.sh. temperaturë dhe kollë);
  • Pastroni rregullisht dhe dezinfektoni objektet e prekura shpesh;
  • Qëndroni në shtëpi ose izolohuni nëse keni shqetësime ose simptoma gripi.
  • Shmangni frekuentimin e kafeneve dhe restoranteve.
  • Brenda mundësive shmangni transportin publik.
  • Shmangni udhëtimet në vendet e prekura.
  • Konsumoni ushqime të pasura me vitamia C,D,A.
  • Kontaktoni Shërbimin e Urgjencës Kombëtare në numrin 127, nëse keni shenja të tilla si: temperatura, tështitje e kollë, 
    vështirësi në frymëmarrje.

Respektoni masat dhe këshillat për kryerjen e veprimeve tuaja bankare

Për shkak të situatës aktuale, Union Bank ka ndërmarrë disa masa që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit nëpërmjet disa rregullave të cilat janë vënë në zbatim për hyrjen e klientëve në degët e Bankës:

 

-       Hyrja e klientëve në degët Union Bank bëhet e kontrolluar, duke lejuar që brenda në degë të qëndrojnë aq persona sa punonjës banke ka në dispozicion në arkë dhe platformë.

-       Klientët jashtë ambientit të degës duhet të respektojnë distancën e sigurisë dhe në bankë të hyjnë sipas udhëzimit të punonjësit të sigurisë monitoron numrin e klientëve në degë.

-       Është e këshillueshme që në bankë të mos hyjnë persona që kanë udhëtuar së fundmi në vende të konsideruara me rrezikshmëri të lartë nga OBSH, si: Kina, Italia, Koreja e Jugut dhe Irani. 

 

Gjithashtu Union Bank ju rekomandon të shmangni sa më shumë frekuentimin e degëve të Bankës dhe ju inkurajojmë të përdorni UB Online për kryerjen e transaksioneve bankare.

Përdorni kartat tuaja të debitit dhe kreditit për blerje në mënyrë që të shmangni kontaktin me monedhat dhe kartëmonedha. Union Bank nuk ofron komision për blerjet në pikat shitëse dhe online. Gjithashtu me kartat contactless ju mund të kreni blerje pa qenë e nevojshme vendosja e PIN.

 

Ju faleminderit për mirëkuptimin!