Union Bank njofton klientët se në datë 12 mars 2020, ka hyrë në fuqi Ligji nr. Nr. 4/2020, datë 30 janar 2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, nëpërmjet të cilit synohet:

 a)      sigurimi i zbatimit të Konventës për Ndihmën e Ndërsjellë Administrative në Çështje Tatimore,

b)     të marrëveshjes shumëpalëshe të Autoritetit Kompetent për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare, shmangien e mashtrimit tatimor dhe të evazionit fiskal, si dhe përmirësimin e pajtueshmërisë tatimore kombëtare e ndërkombëtare.

Union Bank në kuadër të zbatimit të dispozitave të ligjit dhe akteve nënligjore të nxjerra në funksion të tij, ka detyrimin e raportimit të të dhënave vijuese për të gjithë subjektet llogari mbajtës, qofshin këta individë,persona fizikë apo shoqëri:

·            Rezidencën Tatimore të llogari mbajtësit, pra vendin ku gjeneron të ardhurat dhe  deklaron/paguan taksat.

·            Numrin e Identifikimit të Subjektit llogari mbajtës (në rastet se këta llogari mbajtës nuk janë individë).

Të dhënat e sipërpërmendura, duhet të deklarohen nga klienti vetë, duke u paraqitur personalisht vetë në Bankë apo nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar prej tij konform ligjit, për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit, me të dhënat e kërkuara. Ligji i sipërpërmendur përcakton se, detyrimi për të kryer deklarimin, saktësia dhe vërtetësia e të dhënave janë përgjegjësi e vetë subjektit deklarues, duke e bërë kështu përgjegjës dhe subjekt sanksionesh në rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor. 

Për këtë arsye nxisim klientët të paraqiten sa më shpejt personalisht apo nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar sipas ligjit, në degën më të afërt të Bankës për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit, të pajisur me një mjet identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme në momentin e plotësimit të formularit). Për një informacion më të detajuar në lidhje me parashikimet e ligjit të sipërpërmendur mund të vizitoni faqen zyrtare të D.P.T.-së, në linkun vijues: https://www.tatime.gov.al/c/6/455/shkembimi-automatik-i-informacionit.

Për të shkarkuar një kopje të formularit përkatës të vetëdeklarimit, ju lutemi, klikoni si më poshtë:

Vetëdeklarim Individë shqip

Vetëdeklarim Individë anglisht

Vetëdeklarim Kompani shqip

Vetëdeklarim Kompani anglisht

Për përgjigje rreth pyetjeve më të shpeshta lidhur me aplikimin e ligjit për shkëmbimin elektronik, klikoni si më poshtë:

Pyetje-Përgjigje