Union Bank njofton të gjithë klientët e Degës Laç se në kuadër të një procesi ristrukturimi Dega Laç do të mbyllet duke filluar nga data 27 dhjetor 2019.

Aktiviteti i Degës Laç do të transferohet pranë degës Union Bank në qytetin e Fushë-Krujës, ku Ju do të mund të kryeni transaksione në llogaritë tuaja duke nisur nga data 3 janar 2020.

Për komoditetin e klientëve tanë në qytetin e Laçit, pas mbylljes së degës, Union Bank do ta transferojë ATM-në pranë agjencisë Unionnet-Western Union, ku Ju do mund të aplikoni edhe për: kredi, karta krediti e debiti, shërbimin UB Online si dhe të kryeni veprime në ATM në çdo kohë. Veprimet tuaja bankare jeni të mirëpritur t’i kryeni edhe në çdo degë tjetër të rrjetit Union Bank. 

Për çdo informacion apo paqartësi, Ju ftojmë të na kontaktoni në numrat e telefonit:

+355 68 407 2401

+355 42 38 9182

Faleminderit për mirëkuptimin!