Union Bank kujdeset dhe ofron lehtësira për klientët e saj. Në këtë kuadër, për të gjithë klientët, depozitat e të cilëve janë maturuar në muajin gusht dhe klientët të cilëve ju maturohen depozitat gjatë muajit shtator, Banka njofton se ofron rinovimin automatik të tyre. Prandaj, nëse jeni jashtë Shqipërisë apo për arsye të situates Covid nuk mund të paraqiteni në degë për të kryer rinovimin e depozitës, tashmë atë ua ofrojmë ne. Në këtë mënyrë, ju do vazhdoni të përfitoni interesa nga fondet tuaja pa u paraqitur në Bankë.

Gjithashtu, kujtojmë se rinovimi automatik nuk pengon klientët të vijnë në Bankë, ata janë të mirëpritur në çdo moment për të tërhequr fondet e tyre apo të kryejnë investime të reja, duke përzgjedhur nga gama e gjerë e produkteve depozitore që ofron Union Bank.

Jemi si gjithmonë pranë jush për t’ju shërbyer dhe gjetur zgjidhjet më të mira për ju, veçanërisht në këtë situatë të pazakontë. Për info të mëtejshme mund të kontaktoni në numrin tonë pa pagesë 0800 0800 ose të vizitoni të gjitha deget tona, ku stafi ynë është i gatshëm për t’ju përgjigjur të gjitha kerkesave apo pyetjeve tuaja.