Të nderuar klientë të Union Bank,

Union Bank Sh.A ushtron aktivitetin e saj bazuar në besimin që ju keni në korrektësinë, ligjshmërinë dhe transparencën e veprimeve të saj.

Duke u solidarizuar me situatën e krijuar në vend, si rezultat i epidemisë së koronavirusit (COVID-19) dhe për të lehtësuar gjendjen financiare të kredimarrësve, Union Bank Sh.A. njofton të gjithë kredimarrësit, individë apo biznese, se duke filluar nga data 17 mars 2020 deri në datë 31 Maj 2020, nuk do të llogariten dhe nuk do të mbahen penalitetet kontraktore për mos pagimin në kohë të detyrimit të këstit të radhës së kredisë me datë pagesë brenda kësaj periudhe.   

Gjithashtu për të gjithë kredimarrësit, individë apo biznese, që do të paraqesin kërkesë të argumentuar për vështirësitë që hasin nga epidemia e sipërpërmendur, Union Bank Sh.A në përputhje me politikat e saj të brendshme ka ndërtuar skenarë mbështetës për të dhënë zgjidhje si pasojë e problematikës financiare dhe sociale që kjo situate ka krijuar tek të gjithë klientët tanë.  

Për pyetje, paqartësi apo për të paraqitur kërkesat tuaja, ju lutemi na kontaktoni:

-          nëpërmjet degës tuaj të bankës

-          me telefon në një nga numurat: 0800 0800, 04 238 9111, 04 238 9151, 04 238 9152

-          me e-mail në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Jemi të përkushtuar maksimalisht për të ofruar shërbimet tona dhe sigurisht zgjidhjen e çdo kërkese apo nevoje të klientëve.

Duke ju garantuar për korrektesën tonë, gjejmë dhe njëherë rastin t’ju konfirmojmë mbështetjen e Bankës në këtë situatë të jashtëzakonshme.

 

Me respekt,

Union Bank Sh.A