Union Bank dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës kanë zyrtarizuar ditën e enjte dt. 26 qershor marrëdhënien shumëvjeçare mes tyre, për ofrimin e praktikave mësimore për studentët e këtij fakulteti. Kjo marrëveshje u firmos në ambientet e fakultetit nga z. Gazmend Kadriu, Drejtor i Përgjithshëm i Union Bank dhe Prof. Dr. Dhori Kule, Dekan i Fakulteti Ekonomik.

 

Z. Kadriu theksoi se Fakulteti Ekonomik ka një rëndësi të veçantë për Union Bank, pasi prej fillimit të saj, ajo është nderuar nga shumë studentë të këtij fakulteti dhe pjesa më e madhe punonjësve të Bankës kanë dalë nga auditorët e tij.

 

Në lidhje me praktikat mësimore, Union Bank është në komunikim të vazhdueshëm me Fakultetin për ndjekjen e ecurisë së studentëve gjatë zhvillimit të internshipit në bankë. Në bazë të rezultateve që ata arrijnë, elementëve më të mirë iu ofrohet mundësia për tu bërë punonjës të Union Bank, duke u bërë automatikisht pjesë e një prej sistemeve më të organizuar në treg që ofron siguri dhe hapësirë për zhvillimin e karrierës.