Soft Token (gjenerues elektronik fjalëkalimi)

Për të aksesuar shërbimin UB Online, ju keni nevojë për kredencialet e aksesit (Emrin e Përdoruesit dhe Fjalëkalimin).  Nëpërmjet Soft Token, ju do të keni mundësi të gjeneroni një fjalëkalim me një përdorim për të aksesuar UB Online.

Soft Token në momentin e aktivizimit lidhet drejtëpërdrejt me celularin/tabletin ku është regjistruar, duke e kthyer paisjen (celular/tablet) si mbajtës të këtij Gjeneruesi.  Pra nëse ju hyni në UB Online nga PC/Laptop (browser), ju duhet dhe telefoni celuar/tablet për të siguruar Fjalëkalimin e gjeneruar nga Soft Token.  

Si mund të aktivizoj Soft Token?

·         Sigurohuni që jeni regjistruar në Bankë për Soft Token.

·      Shkarkoni aplikacionin UB Online nga Play Store (sistem operativ Android) dhe në App Store (për sistemin operativ iOS).

·        Ju mund të regjistroni në një paisje vetëm një Soft Token.

·         Sigurohuni që keni akses në numrin e telefonit dhe e-mail që keni të regjistruar në bankë. Kodet e aktivizimit për Soft Token do të vijnë dy në emal-in tuaj dhe dy me SMS në numrin e telefonit.

Për më tej ndiqni hapat në video:

UB Online Soft Token

 

Regjistrim Online

Çdo klient Individ i bankës, i cili ka një llogari aktive rrjedhëse ose kursimi mund të regjistrohet online për të pasur akses në UB Online. Gjatë procesit të regjistrimit ju do krijoni vetë kredencialet e aksesit (Emrin e Përdoruesit dhe Fjalëkalimin).  Nëpërmjet regjistrimit online ju merrni të drejta të kufizura të transaksioneve financiare.

Si mund të regjistrohem?

 

·         Shkarkoni aplikacionin UB Online nga Play Store (sistem operativ Android) dhe në App Store (për sistemin operativ iOS), ose aksesoni duke klikuar në linkun UB Online që shfaqet në faqen web: www.unionbank.al.

·         Sigurohuni që keni gjithë detajet tuaja bankare.

 

 

Për më tej ndiqni hapat në video:

UB Online Regjistrim