PËR REALIZIMIN
E NEVOJAVE TUAJA

Llogaria rrjedhëse i shërben të gjitha kategorive të biznesit duke iu krijuar atyre lehtësi në menaxhimin e transaksioneve dhe likuiditeteve. Përveç të tjerave, ajo shoqërohet me shumë shërbime të tjera ndihmëse për bizneset si: kartat e biznesit, debitimi direkt, depozita, etj.

KARTA E BIZNESIT

Karta Mastercard Contactless nga Union Bank lidhet me llogarinë e biznesit dhe siguron komoditet e shpejtësi për të gjitha pagesat kudo në botë.

DEBITIM DIREKT

Debitimi Direkt është një shërbim që mundëson kryerjen e pagesave automatike nga llogaria e biznesit, pa qenë e nevojshme prania e klientit në bankë. Nëpërmjet debitimit direkt kryen pagesat e telefonit, energjisë elektrike, internetit, etj.

Avantazhet
dhe përfitimet:
  • -Përdorim brenda dhe jashtë vendit.
    – Mundësi për blerje produktesh ose shërbimesh në POS dhe në internet, kudo ku ndodheni.
    – Mundësi zgjedhje të kartës në Lek ose Euro.
    – Kontroll i mirë mbi shpenzimet e udhëtimit (akomodim e dieta).
    – Limite të larta për transaksionet me kartë.
    – Shërbim i dedikuar për klientët, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Përfitime
  • – Kursim i kohës;

    – Thjeshtësi në përdorim;

    – Urdhër për më shumë se një pagesë me debitim direkt nga e njëjta llogari.

DEPOZITA BANKARE

Union Bank ofron depozita me afate dhe interesa të ndryshueshme, duke ju mundësuar të investoni me efikasitet likuiditetin afat-shkurtër.

Përfitime
  • – Interes çdo vit ose në maturimin e depozitës
    – Mundësi negocimi të interesit për vlera të caktuara depozitimi
    – Afate të larmishme maturimi nga 3 muaj deri në 5 vjeçare
    – Akses Online në çdo kohë
    – Mundësi tërheqje të depozitës pa penalizim në rast nevoje
    – Rinovim automatik në datën e maturimit
    – Mundësi menaxhimi nga llogaria rrjedhëse

Siguria e Depozitave

Depozita në Union Bank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dy milion e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimi të Depozitave – www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.