Union Bank ofron një vend të sigurtë për të mbajtur paratë tuaja përmes llogarive rrjedhëse në monedhat kryesore LEK, EUR, USD, GBP dhe CHF. Avantazhet kryesore që ofron hapja e një llogarie rrjedhëse biznes në Union Bank :

* Minimumi i limitit të hapjes së llogarisë është 3,000 Lek /30 Eur/ 30 Usd/30 Gbp/30 CHF.

* Mirëmbajtja e llogarisë është në shumë relativisht të ulët, përkatësisht 250 Lek /2 Eur/2.5 Usd/2 Gbp/1 Chf.

* Ju mund të kryeni mbylljen e llogarisë pa komision.

* Mund të kryeni të gjitha depozitimet në llogari pa komision.

* Limiti i tërheqjes cash (Pa njoftim paraprak brenda dites) - 2,000,000 Lek ose 10,000 EUR/USD/GBP/CHF/ është pa komision.

* Me njoftim paraprak 2 ditë para tërheqjes - mbi 2,000,000 Lek ose mbi 10,000 EUR/USD/GBP/CHF/ është pa komision.

*Për tërheqjet urgjente mbi shumat 2,000,000 Lekë ose 10,000 EUR/USD/GBP/CHF -  aplikohet një komision 0.2% e shumës (Max 8,000 Lek 80 USD,60 EUR/GBP/CHF).

* Të kryeni pagesat e detyrimeve fiskale apo të utiliteteve si: detyrime tatimore, sigurime shoqërore & shëndetësore, detyrime doganore, pagesa ndaj kompanive të  telefonisë Telekom, Vodafone & Albtelecom, pagesa             utilitetesh OSHEE, Ujësjellës, etj.

* Mund të urdhëroni debitimin direkt të llogarive për pagesat e të gjitha detyrimeve pa qënë nevoja të paraqiteni fizikisht në degë.

* Mund të vendosni nje "urdhër automatik" për kalimet mujore të fondeve në llogari të tjera personale.

* Mund të pajiseni me e-banking  dhe të kontrolloni në çdo moment llogaritë tuaja ose të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve që dëshironi.

* Mund të kryeni kalimin e pagave për punonjësit tuaj.

 

 Për punonjësit tuaj Union Bank ofron kushte lehtësuese dhe financim të thjeshtë me kredi.

* Mund të kryeni kalimin e pagave për punonjësit tuaj.

* Komision mirëmbajtje për llogarinë e pagës vetëm 80 Lek/ Muaj.

* Pajisjen me Kartën e debitit Maestro falas, e cila i lejon të kryejnë tërheqje në të gjitha ATM-të Maestro në Shqipëri dhe jashtë Shqiperisë. Gjithashtu pagesat në të gjitha POS-et me komision blerje 0 LEK.

* Union Bank ofron kredinë e shpejtë deri në 6 paga vetëm me një kartë identiteti. 

* Punonjësit tuaj mund të pajisen me karten e Krediti Maestro ose dhe Overdraft.

* Nuk kërkohet minimum hapjeje për llogarinë e pagës.

* Asnjë komision për tërheqjet Cash në sportel dhe ATM.

* Ofrimin e kushteve preferenciale dhe normave të përmiresuara të kredisë për të gjitha llojet e kredisë: hipotekore, konsumatore, kredi për pushime, etj.

 

Union Bank ofron për të gjithë klientët biznes pajisjen me Çek Bankar. Ju mund të pajiseni me Çek Bankar nga UB në monedhën Lek/Eur/Usd/Gbp.

* Lëshim bllok çeqesh për vetëm 500 Lek.

* Pagim i çekut bankar është pa komision.

 

Union bank gjithashtu kryen pranim të Çeqeve të bankave vendase dhe çeqeve të huaja për arkëtim të mëvonshëm.