Union Bank rihapi ditën e enjte dt. 22 tetor, Degën Lana, pas kryerjes së rikonstruksionit në një kohë rekord. Dega vjen tani me një imazh të ri, modern dhe mjaft komod për klientët, ku ata mund të kryejnë më me lehtësi veprimet e tyre bankare. Union Bank mbetet e angazhuar për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit dhe cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, ndaj puna në këtë kuadër vijon me projekte të tjera.

Ftojmë të gjithë klientët të na vizitojnë në Degën Lana apo në çdo degë tjetër Union Bank, ku do të marrin si gjithmonë shërbim cilësor nga stafit ynë i përkushtuar dhe profesional.