Union Bank organizoi seminarin me temë “Veprimtaria bankare dhe të drejtat e njeriut” me qëllim përmirësimin e proceseve brenda bankës. Ky seminar u zhvillua nga Z. Ledi Bianku, Profesor në Universitetin e Strasburgut, në lidhje me aplikimin e të Drejtës Europiane dhe Çështjeve të të Drejtave Themelore të Njeriut. Në fokus të seminarit ishin disa çështje relevante për sistemin bankar, si dhe për atë financiar, si dhe tema të lidhura me të drejtën e privatësisë apo të drejta të individit mbi pronën. 

Në këtë aktivitet morën pjesë perfaqësues të Union Bank, si dhe përfaqësues nga disa kompani të Grupit UFT dhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave.   

Union Bank parashikon të organizojë vazhdimisht aktivitete të tjera të ngjashme, me qëllim zgjerimin e njohurive, krijimin e debateve cilësore dhe përmirësimin e proceseve dhe procedurave në institucionet financiare të Grupit, dhe më tej në rritjen e cilësisë së sistemit financiar në vend.