Z. Gent Drita, Drejtor i Divizionit të Kredisë në Union Bank në intervistën e tij për revistën Monitor flet mbi ndikimin e rritjes së inflacionit në cilësinë e portofolit të kredisë si dhe për kategoritë e klientelës që parashikohen të preken më shumë nga kjo situatë. Z. Drita parashikon se efektet e kësaj situate në raportin e kredive me probleme mund të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm, por, ai mendon se këto pasoja do të jenë të rikuperueshme, duke parë elasticitetin që ka shfaqur ekonomia në amortizimin e goditjeve që ka marrë në vitet e fundit.

Intervistën e plotë me Z. Drita, mund ta lexoni duke klikuar këtu.