Union Bank njofton me kënaqësi se ditën e hënë, më datë 28 Dhjetor, Dega Shkodër hapi dyert në një ambient tërësisht të ri, modern dhe me hapësira të gjera e funksionale. Kjo do të bëjë të mundur që klientët tanë të kryejnë  veprimet bankare në një degë komode, por edhe stafi i degës do t’iu shërbejë këtyre klientëve në kushte bashkëkohore.  Tashmë pozicioni i degës ndodhet në qendër te qytetit në rr. “Vasil Shanto”, duke mundësuar akses më të lehtë për të gjithë klientët.

Gjatë këtij viti, pavarësisht vështirësive të situatës, Union Bank ka punuar intensivisht në drejtim të rritjes së cilësisë së ambienteve te degëve, si rikonstruksioni i degës Lana, ambjentet e reja te deges  Laprakë apo hapja e një dege te re në qytetin e Sarandës, duke treguar angazhimin e Bankës në përmirësimin e vazhdueshëm dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve.