Union Bank njofton se duke filluar nga data 26 Mars 2018, klientët kredimarrës individë kanë një mundësi më tepër për të paguar në kohë dhe pa vonesë këstin e tyre të kredisë. Ky shërbim ofrohet pranë sporteleve Union Net-Western Union, të cilat operojnë me orare të zgjatura dhe kanë një rrjet të gjerë në të gjithë vendin. Vlera monetare që një klient do të depozitojë në sportelet e agjensisë kreditohet direkt në llogarinë e tij të kredisë Union Bank, kundrejt pagesës së një komisioni të caktuar. 
Për informacion më të detajuar rreth këtij shërbimi, ju mirëpresim të na kontaktoni në degët e Union Bank!