1. Per te aksesuar sherbimin UB Online ju keshillojme te perdorni Google Chrome dhe/ose
    Mozilla Firefox.
2. Duhet te tregoni kujdes nga Programet e Pautorizuara (Malware, Viruses, Spyware, Trojanet).
    Keto programe mund te depertojne apo demtojne kompjuterin dhe te vjedhin te kredencialet tuaja.

Disa menyra per t'u mbrojtur nga keto programe:

● Sigurohuni qe Browser-i qe perdorni per te aksesuar UB Online te jete i azhornuar se fundmi;
● Mbroni kompjuterin tuaj nga viruse te ndryshme, duke perdorur antiviruse te liçensuar
   dhe te azhornuar;
● Sigurohuni qe kompjuteri eshte i pajisur me “Firewall” i cili ju mbron nga perdorues te paautorizuar
   te cilet mund te fitojne akses mbi kompjuterin tuaj dhe te vjedhin te dhenat personale;
● Asnjehere mos shkarkoni file ne forme “attachment” pa qene te sigurte per permbajtjen e tyre;
● Asnjehere mos klikoni mbi reklama qe ju kerkojne te dhena personale apo financiare;
● Azhornoni kompjuterin dhe sistemin tuaj;

3. Evitoni ne maksimum perdorimin e aplikacionit UB Online ne qendra te ndryshme Internet Kafe,
    pasi ne to mund te jene te instaluar programe te cilat mund te marrin te kredencialet tuaja personale.

4. Kurre mos i'u pergjigjni (reply) e-maileve te ndryshme te cilat kerkojne te dhena personale ne lidhje
    me aplikacionin UB Online. Keto e-maile mund te kerkojne te nderroni fjalekalimin e llogarise duke
    ju ofruar nje link per ta ndryshuar. Linku mund t’ju dergoje ne nje faqe qe mund te duket identike
    me ate te aplikacionit UB Online dhe me pas te marre kredencialet tuaja personale. Disa nga keto
    e-maile mund edhe te kerkojne te telefononi ne numrin e bankes dhe te kerkojne te dhenat tuaja
    personale. Union Bank asnjehere nuk do t’ju kerkoje te jepni te dhenat e autentikimit me ane te
    e-maileve ose telefonatave apo te rifreskoje te dhenat tuaja ne lidhje me sherbimin UB Online pa
    prezencen tuaj fizike ne njeren nga Deget e Union Bank.

5. Mos e shkruani fjalekalimin ne ndonje vend te dukshem qe i jep mundesi nje personi te trete
   ta lexoje.

6. Gjithmone dilni nga faqja e sherbimit UB Online kur mbaroni dhe asnjehere mos e lini kompjuterin
    pa mbikqyrje gjate kohes qe jeni ne sistem.

7. Nuk duhet te shkruani, te ruani apo ne menyre te veçante te kerkoni qe kompjuteri te ruaje detajet
    tuaja te sigurise.

8. Shkeputja nga interneti apo largimi nga faqja zyrtare e internetit nuk do t'ju nxjerre ne menyre
    automatike nga sherbimi UB Online. Si nje mase sigurie ne rast se ju nuk keni perdorur sherbimin
    UB Online per me shume se 10 minuta Banka do t'ju shkepuse ne  menyre automatike dhe do
    t'ju kerkoje qe te hyni ne sherbim perseri.

Elemente Sigurie

Çfare ben Banka per mbrojtjen e informacionit konfidencial te klienteve te UB Online?
Sherbimi UB Online i Union Bank perfshin te gjithe komoditetin qe ju duhet per te sjelle banken ne shtepine tuaj me teknologjine me te fundit dhe te sigurte te kohes per mbrojtjen e te dhenave tuaja.

Akses i sigurte i llogarive

1. Sherbimi UB Online ofron teknologjine me te larte te enkriptimit 1024 -bit SSL (Secure Socket Layer).
    Kjo teknologji mbron te dhenat tuaja ne 2 menyra:
● Enkriptimi, nenkupton qe te dhenat e shkembyera me banken nuk mund te lexohen nga persona
   te pautorizuar.
● “Integriteti i te Dhenave”, nenkupton qe te dhenat qe ju shkembeni me ane te programit UB Online
    nuk modifikohen nga persona te pautorizuar.

2. Per te rritur nivelin e sigurise Banka ofron pajisje te sigurise se larte Smart Token per autentikimin ne
    sherbimin UB Online. Keto pajisje perdorin One Time Password (kod autentikimi i vlefshem per nje
    logim te vetem).

3. Sherbimi ofron mundesine e perdorimit te tastieres virtuale per vendosjen e detajve te sigurise.