Kartë debiti MasterCard pa komision përdorimi

Union Bank, dëshiron t’iu kujtojë të gjithë klientëve të saj, përparësitë dhe lehtësitë që ofron pajisja me kartën e debitit Mastercard. Kjo kartë ju mundëson menaxhimin e të ardhurave tuaja pa u paraqitur në degët e bankës dhe pa mbajtur radhë në sportele. Ju mund të paguani pa komision në çdo dyqan brenda dhe jashtë vendit, të kryeni pagesa dhe blerje online, si dhe të tërhiqni para pa komision në çdo ATM të Bankës.

Pajisja dhe kryerja e veprimeve me kartën e debitit është një avantazh më tepër për të shmangur komisionin për tërheqjen e parave në sportelet e Bankës.

Duke filluar nga data 18 mars 2021 e në vazhdim, Union Bank, do të aplikojë komision për tërheqjet në sportelet e degëve deri në vlerën 75,000 Lekë.

Për të gjithë klientët që ende nuk janë pajisur me kartë debiti, ju mirëpresim të aplikoni në degën tuaj më të afërt Union Bank.