Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank, në intervistën e saj më të fundit për revistën “Monitor” thekson se ndikimi i krizës në sektorin bankar ishte më i vogël nga sa pritej. Pavarësisht një viti të vështirë Union Bank arriti të ruajë përfitueshmërinë dhe rezultatet pozitive të saj, duke kaluar me sukses sfidat që solli pandemia. “Në këtë situatë arritëm të gjejmë një dimension njerëzor ndaj stafit dhe klientëve, çka është një përvojë që ka përfitimet e veta, pasi këto janë elementë që e bëjnë më të fortë e të sukseshëm një biznes.” – shprehet znj. Veipi, e cila gjithashtu në kuadër të 15-vjetorit të Union Bank thotë se pas 15 vitesh në treg, Union Bank ofron shumë vlera, për të cilat ne jemi krenarë dhe kemi përgjegjësi t’i ofrojmë.

Lidhur me sa më sipër dhe për tu njohur më nga afër me ecurinë e Union Bank gjatë vitit 2020, si dhe sfidat e vitit aktual, ju ftojmë të lexoni intervistën e plotë të znj. Flutura Veipi duke klikuar këtu